Bashkia e Kamzës ka kryer disa muaj më parë punime në një segment rrugor në Laknas ku është shtruar asfalt i ri, duke e rikualifikuar rrugën dhe përmirësuar qarkullimin në zonë.
Megjithatë, pas disa muajsh, është konstatuar se gjatë ndërhyrjes fillestare nuk ishin vendosur tubat e nevojshëm për infrastrukturën e rrjetit. Si pasojë, është dashur që segmenti i asfaltuar të çahet sërish për të kryer instalimet e munguar.
Por këto punime të reja kanë sjellë dëmtimin e asfaltit të sapo shtruar, duke e bërë rrugën plot me pluhur, baltë dhe zhavorr.
Banorët e zonës thonë se qarkullimi është vështirësuar ndjeshëm dhe punimet e kryera nuk janë zëvendësuar me asfalt të ri por kanalet janë mbushur me zhavorr që mund të prishet nga çasti në çast.