Një tufë delfinësh është parë ditën e sotme në brigjet e Himarës, duke u kthyer në një spektakël të rrallë për turistët që ndodheshin në zonë. Pamjet janë regjistruar nga një guidë turistike, ndërsa rreth 10 vizitorë kanë qenë dëshmitarë të momentit në det të hapur.
Delfinët janë afruar pranë mjetit lundrues dhe kanë notuar për disa minuta në afërsi të tij, duke krijuar një atmosferë të veçantë dhe të papritur për turistët. Lëvizjet e tyre në grup kanë tërhequr vëmendjen dhe kanë bërë që shumë prej të pranishmëve ta dokumentojnë momentin.
Raste të tilla ndodhin rrallë në këtë pjesë të bregdetit dhe konsiderohen ndër përjetimet më të bukura që mund të ofrojë zona e Himarës. Turistët e kanë përshkruar ngjarjen si një eksperiencë të paharrueshme gjatë qëndrimit të tyre.