Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin Maqellarë-Peshkopi.
Tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në rrethana ende të paqarta me pasojë plagosjen e disa personave.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se përplasja ka qenë tepër e fortë dhe gjendja e të plagosurve është e rënduar.
Për momentin policia dhe ambulanca nuk ka mbërritur në vendin ku aksidenti ka ndodhur.