Një qytetar ka denoncuar gjendjen e varrezave në Drenovicë, Dimal të cilat sipas tij janë lënë në harresë dhe janë mbuluar nga bari.
Në një mesazh shoqëruar me video, ai shprehet se Bashkia Dimal nuk ka ndërhyrë për pastrimin e zonës, pavarësisht kërkesave të bëra nga banorët. Sipas tij, edhe pse taksat paguhen rregullisht, nuk ka pasur asnjë reagim konkret nga autoritetet vendore.
Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse për mirëmbajtjen dhe pastrimin e kësaj hapësire, duke theksuar se bëhet fjalë për një vend me rëndësi të veçantë për komunitetin.
Denoncimi i qytetarit;
Prsh joq albania deshe te publikoja kte vidjon ku ndollen varrezat e drenovices qe i ka mbytur bari. Bashika dimal nuk ve dor per ti pastruar taksat i mer kemi ber kerkes per te pastruar nuk bie puntor ti pastroj