Pretendime të reja që lidhen me strukturën pronësore dhe menaxhuese të Jet Bank, kanë hapur debat mbi mënyrën se si është kryer procesi i licencimit nga Banka e Shqipërisë për bankën e parë dixhitale në vend! Kjo bankë ka përfaqësuese në Shqipëri si CEO Fatbardha Rinon.
Por pyetja që bie pas kujt aktori kryesor fshihet pupetja Rino?!
Sipas dokumenteve të publikuara dhe pretendimeve që po qarkullojnë në media, Oliver Hemmer figuron si drejtues menaxhues i kompanisë GRF Europe OU, e cila thuhet se ka vepruar në emër të 4XFX, një subjekt i lidhur me shtetasin izraelit Gal Barak.
Ky i fundit përmendet në raportime ndërkombëtare si i dënuar në Austri me katër vite burg, në lidhje me një skemë të dyshuar mashtrimi përmes call center-ave, me dëme të raportuara në disa shtete europiane, përfshirë Gjermaninë, Austrinë, Spanjën dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Në dokumentet e cituara, pretendohet gjithashtu se Oliver Hemmer figuron si drejtues i kompanisë Constador LTD, e regjistruar në Qipro.
Sipas këtyre pretendimeve, kjo kompani zotëron rreth 71% të Jet Bank, e konsideruar si një nga bankat e para online në Shqipëri.
Në këtë kontekst, debati është zhvendosur te mënyra se si janë verifikuar pronarët dhe strukturat përpara dhënies së licencës nga Banka e Shqipërisë. Kritikët e kësaj çështjeje theksojnë se këto lidhje, nëse vërtetohen, do të ngrinin pyetje serioze mbi standardet e due diligence në sektorin financiar shqiptar.
Çështja po trajtohet në opinion publik si një sinjal alarmi për integritetin e sistemit bankar dhe për rreziqet e mundshme që lidhen me investimet e huaja në sektorin financiar. Në fokus të debatit mbetet edhe roli i institucioneve mbikëqyrëse dhe mekanizmave të kontrollit përpara miratimit të licencave bankare.
Pretendimet kanë ndezur diskutime edhe mbi rrezikun që Shqipëria të shndërrohet në një qendër të operacioneve financiare me origjinë të dyshimtë, nëse mungon kontrolli i thelluar rregullator.
Autoritetet ndërkombëtare të përmendura në reagime publike nuk kanë dhënë ende një koment të drejtpërdrejtë mbi këto zhvillime. Në mungesë të një verifikimi zyrtar të plotë, çështja mbetet aktualisht në nivel pretendimesh dhe kërkon sqarim nga institucionet përkatëse.