Ditët e fundit në media po qarkullon një dokument mjekësor që mban emrin e kryebashkiakut të Gjirokastrës Flamur Golemit. Ky i fundit është përfolur ditët e fundit se është infektuar me SIDA dhe së bashku me të janë infektuar edhe disa punonjës të kësaj bashkie, gjë që është mohuar në një deklaratë zyrtare nga ky institucion.
Bëhet fjalë për një analizë të kryer në dhjetor të vitit 2025 në Spitalin Universitar të Janinës, ku shihet se është bërë një testim për antitrupat e HIV I+II dhe kryebashkiaku ka rezultuar negativ.
Megjithatë, publikimi i këtij dokumenti pas 4 muajsh ka shkaktuar një valë pyetjesh nga ana e qytetarëve, të cilët kërkojnë sqarime për disa hije dyshimi...
Golemi ka qenë duke u kuruar për një sëmundje autoimune në dhjetor dhe kryerja e analizave në Janinë ka qenë pjesë e një kontrolli të përgjithshëm për shkak të gjendjes së tij shëndetësore në atë kohë dhe për HIV 4 muaj më parë ka rezultuar negativ.