Abdixhiku flet për rikthimin e Vjosa Osmanit në LDK: Do të punoj deri në ditën e fundit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 20.04.2026, 12:31

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka komentuar mundësinë e rikthimit të ish-presidentes Vjosa Osmani në LDK, parti të cilën ai e udhëheq.

Ai vlerësoi se një afrim i mundshëm mes Osmanit dhe LDK-së do të ishte pozitiv si për vendin, ashtu edhe për subjektin politik që drejton.

“Përafrimi do të ishte një lajm i mirë për Kosovën dhe për LDK-në, edhe është qëllimi i imi dhe do të punoj për këtë qëllim deri në ditën e fundit”, u shpreh Abdixhiku.

I pyetur për kushtet eventuale të rikthimit të Osmanit, Abdixhiku theksoi se procesi i bashkimit nuk duhet të kushtëzohet.

“bashkimi nuk kërkon kushte, kërkon afrim e koordinim”.

Ndryshe, Abdixhiku gjatë ditës së sotme zhvilloi takim me kryeministrin Albin Kurti lidhur me çështjen e presidentit, por takimi përfundoi pa ndonjë marrëveshje konkrete.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit