Seksologu: Meshkujt me bark s’kanë asnjë ndjenjë! U duket femra si timon makine

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 20.04.2026, 09:49

"Meshkujt që kanë një depozitë barku nga kërthiza e poshtë, që kanë gjoks të madh, këta kanë një disbalancë hormonale, dhe kanë më shumë estrogen se sa hormon mashkullor, dhe në të gjithë këta, 100% ka një rritje të insulinës, një rritje të dhjamit. Pra, ka një korrelacion klinik dhe shkencor, atje ku ka mbipeshë, atje ku ka dhjam ka edhe insulinë. Insulina është e para që ul testosteronin, dëshirën seksuale, u duket femra si timon makine",-ka deklaruar gjinekologu i njohur Shkëlqim Balili.

Një deklaratë e fortë ka rikthyer në vëmendje ndikimin e peshës trupore dhe hormoneve në shëndetin mashkullor. Sipas tij, akumulimi i dhjamit në zonën e barkut dhe gjoksit nuk është thjesht çështje estetike, por lidhet drejtpërdrejt me një disbalancë hormonale.

Sipas tij, rritja e insulinës në organizëm luan një rol kyç në këtë zinxhir problemesh, duke ndikuar jo vetëm në shtimin e peshës, por edhe në uljen e testosteronit dhe dëshirës seksuale.

Këto deklarata vijnë në një kohë kur gjithnjë e më shumë studime po lidhin stilin e jetesës, dietën dhe aktivitetin fizik me shëndetin hormonal, duke theksuar rëndësinë e kontrollit të peshës për mirëqenien e përgjithshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit