Një incident i dhunshëm është regjistruar këtë të diel në zonën e Plazhit të Vjetër në Vlorë, ku një përplasje verbale mes disa të rinjve ka degraduar shpejt në dhunë fizike.
Sipas dëshmive nga vendngjarja, një i ri u godit me grushta e shkelma nga disa persona, ndërsa të pranishmit ndërhynë me shpejtësi për të ndalur dhunën dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.
Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar mbi shkaqet e sherrit apo gjendjen shëndetësore të të riut, ndërsa pritet që autoritetet të sqarojnë rrethanat e plota të ngjarjes.