“Më ra portofoli sapo zbrita nga taksia, dikush e mori menjëherë dhe u largua!”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 19.04.2026, 18:52

Një qytetar nga Tirana ka denoncuar në redaksinë e JOQ Albania një rast që ngre pikëpyetje serioze mbi ndërgjegjen qytetare, pasi portofoli i tij është marrë nga një kalimtar, vetëm pak sekonda pasi i ra në tokë.

Sipas dëshmisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:02, në zonën e Astirit, në momentin kur ai po zbriste nga një taksi. Në ato çaste, portofoli i ka rënë pa e kuptuar, ndërsa një person që ndodhej aty pranë e ka vënë re menjëherë dhe e ka marrë.

I gjithë momenti është i regjistruar nga kamerat e sigurisë së zonës. Nga pamjet, sipas qytetarit, duket qartë se personi e sheh portofolin sapo bie dhe në vend që ta njoftojë apo t’ia kthejë pronarit, e merr dhe largohet.

Në këtë rast, edhe pse nuk kemi të bëjmë me një “vjedhje klasike”, marrja e tij me vetëdije dhe largimi pa tentuar kthimin mund të konsiderohet përvetësim i padrejtë i pasurisë.

Qytetari shton se janë siguruar edhe pamje të tjera nga bizneset përreth, ku personi në fjalë duket më qartë dhe madje njihet nga disa banorë të zonës, çka e bën identifikimin e tij të mundshëm.

Ai i bën thirrje publikisht personit që ka marrë portofolin që ta kthejë në mënyrë anonime, në të kundërt paralajmëron se rasti do të ndiqet në rrugë ligjore dhe do të bëhet kallëzim në polici.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit