Një qytetar shqiptar ka raportuar përmes redaksisë tonë një grabitje të ndodhur në qytetin Middlesbrough, Angli.
Ai ka treguar se tre persona, një prej të cilëve shqiptar dhe dy të tjerë të paidentifikuar, kanë thyer me forcë “shtëpinë” e një shtetasi tjetër shqiptar i cili nuk ndodhej aty për momentin.
Tri të rinjtë të cilët kanë hyrë me hanxharë në “shtëpinë” e përshtatur për kultivimin e kanabisit kanë vjedhur mallin me vlerë 50 mijë paund.
Qytetari që denoncon rastin kërkon ndihmë për identifikimin e këtyre personave pasi e konsideron të turpshme që shqiptarët t’i bëjnë dëm dhe kurthe njëri-tjetrit ndërkohë që të gjithë punojnë për të njëjtin qëllim.
Denoncimi i shqiptarit:
Pershendetje dua te dergon ca video foto te nje shqiptari me 2te tjere qe nuk ju dallohen fytyrat ne angli thyen shpin e nje shqiptari tjeter anonim te lutem. Ka qene nje shtepi pune me sa me than ka pasur mall brenda me vlere 50mij £. Te cilen e kan marre. Ne zonen Middlesbrough