Mësuesi i sëmurë ndërroi jetë si hero i dy nxënësve, prek e ëma

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 19.04.2026, 15:29

Nëna e mësuesit të ndjerë Alban Bejleri ka ndarë një mesazh prekës në rrjetet sociale, ku flet për jetën dhe sakrificat e të birit. Sipas saj, 52-vjeçari kishte shërbyer për rreth 6 vite si mësues në zona të thella të bashkisë Maliq, fillimisht në Gribec dhe më pas në Marjan, pa u ankuar për vështirësitë e punës.

Ajo tregon se, pavarësisht problemeve shëndetësore si diabeti dhe tensioni, ai përshkonte çdo ditë në këmbë deri në 5 orë rrugë vajtje-ardhje për të mos munguar në shkollë dhe për nxënësit e tij, edhe në kushte të vështira moti si shi apo borë.

Në mesazhin e saj, nëna shpreh dhimbjen e thellë për humbjen e djalit të vetëm, i cili la pas dy fëmijë të mitur dhe familjen. Ajo e përshkruan atë si një njeri të dashur dhe të respektuar nga të gjithë, ndërsa historia e tij ka prekur opinionin publik për përkushtimin ndaj profesionit deri në fund.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit