Po shoqëronte turistët, shoferi i furgonit bie nga Ujëvara e Sotirës dhe humb jetën

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19.04.2026, 15:11

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 13:00 në zonën e Sotirës, në fshatin Dardhë, në kufirin mes qarqeve Berat dhe Elbasan.

Një 53-vjeçar nga Durrësi, i identifikuar si Robert Cangolli, ka humbur jetën pasi është rrëzuar në një terren të thepisur shkëmbor. Ai ishte shofer furgoni dhe kishte transportuar një grup turistësh të huaj drejt pikës turistike “Ujëvara e Sotirës”. Gjatë shëtitjes me ta, dyshohet se ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë, duke pësuar plagë të rënda që i shkaktuan vdekjen.

Trupi i tij është transportuar në morgun e Spitalit Rajonal të Beratit për ekzaminim mjeko-ligjor, ndërsa policia, e mbërritur në vendngjarje, po vijon hetimet dhe po dokumenton rrethanat e plota të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit