Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar ditën e sotme në aksin Bicaj–Kukës.
Mësohet se një 56-vjeçar me iniciale F.B, teksa drejtonte automjetin e tij, ka përplasur një këmbësor 64-vjeçar me iniciale I.H banues në fshatin Bicaj, i cili ka humbur jetën në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit.