Kurth në mes të Tiranës: Puseta e hapur para Kishës Ortodokse burim aksidenti

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19.04.2026, 14:15

Një pusetë e hapur në një nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit është kthyer në rrezik për kalimtarët dhe automjetet.

Kjo pusetë, kapaku i të cilës është dëmtuar, ndodhet para Kishës Ortodokse në Tiranë.

Sipas dëshmive të qytetarëve, puseta e hapur ndodhet në një segment me qarkullim të lartë, duke krijuar rrezik të vazhdueshëm për aksidente, sidomos gjatë orëve të mbrëmjes kur dukshmëria është e ulët.

Banorët dhe kalimtarët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga autoritetet për riparimin e kapakut dhe sigurimin e zonës, në mënyrë që të shmangen incidente të mundshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit