Bukë mes pluhurit në ofiçinë! Për çfarë i paguan bashkia Tiranë 9 mln lekë?

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 19.04.2026, 14:50

Një denoncim ka mbërritur nga punonjës në ofiçinën e Bashkisë së Tiranës, ku ngrihen shqetësime për kushtet e punës dhe mënyrën e menaxhimit të ambienteve. Sipas tyre, bashkia me drejtor Herion Rrapaj paguan rreth 9 milionë lekë qira në muaj për këtë hapësirë, ndërkohë që aty operon edhe privati.

Punonjësit shprehen se nuk është e qartë si funksionon kjo bashkëndarje e ambienteve dhe nëse është në përputhje me rregullat. Ata ngrenë dyshime për mënyrën si janë marrë vendimet dhe kërkojnë transparencë për këtë situatë.

Nga ana tjetër, denoncimi thekson edhe kushtet e vështira në ambientet e punës, ku sipas tyre punohet mes pluhurit, duke rrezikuar shëndetin. Ata shprehen se janë detyruar të konsumojnë ushqim në të njëjtin ambient, ndërsa kërkojnë ndërhyrje për përmirësimin e kushteve dhe sqarimin e situatës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit