Një qytetar ka ngritur shqetësim për gjendjen e autobusave të linjës Green Line në zonën e Astirit, duke thënë se mjeti ku ai po udhëtonte është në kushte shumë të këqija. Duke dërguar pamje, qytetari shkruan autobusi nuk ka dritare funksionale dhe as kondicioner, gjë që e bën udhëtimin shumë të vështirë, sidomos tani që temperaturat po rriten me afrimin e verës.
Ai tregon se brenda autobusit nuk merret frymë dhe udhëtimi është bërë i padurueshëm për pasagjerët. Sipas qytetarëve, këto probleme janë të përditshme dhe askush nuk po merr masa për t’i rregulluar.
"Autobusi i linjës Green Line Astir është shumë problematik, pa dritare dhe pa kondicioner si gjithmonë, dhe nuk ka asnjë zgjidhje. Po “vdesim” të gjallë! Edhe ajrin që kishim, na e morën", shkruan qytetari.
Linja Green Line, që është në pronësi të oligarkut Nadir Çausholli, është denoncuar edhe më parë për kushte skandaloze? Linja shquhet për 9 aksidente të regjistruara gjatë 3 viteve të fundit. Kjo ka rritur edhe më shumë shqetësimin e qytetarëve, të cilët kërkojnë kushte më të mira dhe më shumë siguri në transportin publik.
