Ambulanca dhe urgjenca e Fierit katastrofë, rrezikohet jeta e pacientëve

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 19.04.2026, 13:15

Një qytetar ka denoncuar gjendjen e rëndë të ambulancës në Fier, pasi e ka parë nga afër gjatë transportimit të një të afërmi të tij. Ai thotë se ambulanca nuk ka as kushtet minimale për të përballuar një rast urgjent.

Sipas tij, në ambulancë ndodheshin vetëm shoferi dhe një mjek, ndërsa mungonin pajisjet bazë për ndihmë gjatë rrugës. Kjo situatë, siç shprehet ai, e vë në rrezik jetën e pacientëve që kanë nevojë për ndërhyrje të menjëhershme.

Qytetari e cilëson gjendjen e urgjencës në Fier si katastrofë dhe kërkon që rasti të bëhet publik, me shpresën se ministrja e Shëndetësisë Evis Sala do të marrë mmasa për përmirësimin e kushteve në shërbimin shëndetësor të Fierit.

"Ambulanca e Fierit nuk ka kushte minimale. Po ju dërgoj edhe këtë video. Ju lutem shikojeni. Po çojnë një të afërmin tim në Fier, është pa kushte. Në ambulancë është vetëm shoferi dhe një mjek. Shiheni çfarë gjendje është urgjenca e Fierit. Katastrof!", shkruan qytetari.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit