Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Fierit.
Një qytetar ka humbur ndjenjat në mes të rrugës dhe është rrëzuar duke dëmtuar rëndë kokën.
Burime për JOQ bëjnë me dije se pak sekonda para se burri të rrëzohej, ai kishte patur marramendje dhe luhatje tensioni. Pa e kuptuar ai është rrëzuar dhe ka goditur kokën në trotuar.
Si pasojë ai ka pësuar gjakderdhje dhe është transportuar me ambulancë drejt spitalit.
Në momentin që ai është transportuar me barelë drejt spitalit, ai ka qenë i vetëdijshëm por tani nuk dihet si është gjendja e tij.