Rama avokat i Armand Lilos: Zjarri në pallatin “Arlis” s’ka lidhje me ndërtimin

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 19.04.2026, 12:01

Kryeministri Edi Rama, në podkastin e tij “Flasim”, është shprehur për zjarrin që përfshiu pallatin e ndërtuar nga ndërtuesi Armand Lilo i “Arlis shpk” te "Farmacia 10", duke theksuar se ngjarja nuk ka lidhje me vetë cilësinë e ndërtimit. Ai e cilësoi incidentin si një fatkeqësi të shkaktuar nga një shkëndijë zjarri dhe jo si pasojë e problemeve strukturore të objektit.

Rama u shpreh në një ton mbrojtës ndaj ndërtuesit, duke theksuar se pallati do të rindërtohet 100% nga vetë kompania dhe se banorët do të mbështeten nga bashkia dhe qeveria deri në rikthimin e tyre në apartamente. Sipas tij, materiali i ndërtimit ka qenë i certifikuar dhe i importuar, duke lënë të kuptohet se nuk ka përgjegjësi nga ana e ndërtuesit.

Kryeministri u fokusua në shmangien e lidhjes së zjarrit me ndërtimin, duke e cilësuar ngjarjen thjesht si një aksident. Ndërkohë, banorët pritet të përfitojnë bonus qiraje dhe mbështetje financiare deri në përfundimin e rindërtimit të godinës.

U vumë menjëherë në lëvizje dhe gjëja me e rëndësishme është që do rindërtohet nga e para nga ndërtuesi i saj, dhe angazhimi për të ndihmuar deri në momentin kur ata do të kthehen në shtëpi të mund të kenë një bonus qiraje dhe një mbështetje nga bashkia për të lehtësuar dëmet e pariparueshme në apartamentet e tyre. Tani, gjithmonë në këto raste, shfaqen menjëherë, si kërpudhat pas shiut, lloj-lloj gjithologësh dhe lloj-lloj ekspertësh publikë, por pa licencat dhe pa njohuritë e nevojshme për të marrë një rol të tillë. Po gjithsesi, edhe për shkak të emocioneve, edhe për shkak të nevojës për të marrë protagonizëm, kush nuk del e çfarë nuk thotë. E vërteta është që kjo ishte një fatkeqësi e shkaktuar nga një shkëndijë, nga një nisje zjarri, po të doni, që nuk ka lidhje në vetvete me ndërtimin, por, nga ana tjetër, kjo është një arsye për të parë dhe për të kuptuar ashtu siç duhet edhe çka lidhet me cilësinë dhe me materialet e ndërtimit, edhe pse, nga verifikimi i parë që është bërë, ndërtimi kishte të gjitha materialet të certifikuara”, tha Rama.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit