Një qytetare i është drejtuar redaksisë tonë duke denoncuar një punonjës policie që sipas saj kryen çdo ditë një veprim të përsëritur ndaj automjetit të saj në zonën e Freskut.
Ajo thotë se ky efektiv policie i pështyn makinën në mënyrë të vazhdueshme, pa pasur asnjë konflikt apo përplasje të mëparshme mes tyre.
Qytetarja shprehet se fillimisht nuk i ka kushtuar rëndësi shenjave të vërejtura në automjet, por më vonë, pasi ka kontrolluar pamjet e kamerave të sigurisë, ka zbuluar se një person i ka bërë dhe ky person rezulton të jetë një punonjës policie.
Në dëshminë e saj, qytetarja thekson gjithashtu se, sipas informacionit që ajo disponon, polici në fjalë punon te burgu 313, megjithëse këtë nuk e ka konfirmuar zyrtarisht.
Ajo kërkon që rasti të publikohet dhe të merret në konsideratë nga polici pasi sjellje të tilla i konsideron të pakuptueshme dhe të pa logjikshme.
Denoncimi i qytetares:
Si jeni? Doja te shprehja nje shqetesim. Nje polic ne beshtyn makinen perdite. Tek fresku do ju isha mirenjohes nese do ma publikoni. Asnje problem s’kemi me te prandaj se kuptoj pse e ben kete xhest
Nuk po e rastesisim per te folur me te. Mesa dime ne punon te 313 ne mos gabojm. Dhe kemi pare shenja tek makina po sna ka shku mendja sot po kontrrollonim kamerat se na ra shume ne sy edhe e pame