Banesat me qira në Shkodër kthehen në fole prostitucioni për kolumbianet

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 19.04.2026, 11:24

Në Shkodër, në lagjen “3 Heronjtë”, është zbuluar një rast prostitucioni në dy apartamente të marra me qira, ku janë përfshirë disa persona. Mes tyre janë shtetase kolumbiane A. M. (48 vjeçe), P. B. (32 vjeçe) dhe D. R. (27 vjeçe), të cilat dyshohet se ushtronin aktivitetin e paligjshëm në këto ambiente.

Gjithashtu janë arrestuar edhe shtetasit shqiptarë F. V. (28 vjeç) dhe K. G. (24 vjeç), ndërsa nën hetim është vënë edhe pronarja e apartamenteve D. D. (27 vjeçe), e dyshuar për vënien në dispozicion të ambienteve për këtë qëllim. Apartamentet dyshohet se ishin marrë me qira dhe më pas përshtatur për ushtrimin e prostitucionit.

Rasti tregon edhe një herë përdorimin e banesave me qira si ambiente të fshehta për aktivitete të paligjshme, duke e bërë më të vështirë kontrollin në zonat e banuara. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrjetit dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit