Shëndetësia europiane me pacientë që u ‘thahet’ barku: Çdo ditë bukë, qumësht, djathë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19.04.2026, 11:03

Denoncimet e qytetarëve për gjendjen e shëndetësisë shqiptare vijojnë të jenë të shumta. Në redaksi mbërrijnë vazhdimisht ankesa që lidhen me probleme të përsëritura si ryshfeti për shërbime mjekësore, furnizimi i pamjaftueshëm me ilaçe, si dhe kushtet e mjerueshme higjieno-sanitare në spitalet publike.

Pavarësisht se këto shqetësime janë ngritur prej vitesh, qytetarët shprehen se nuk ka pasur zgjidhje konkrete nga institucionet përgjegjëse, pavarësisht miliardave që Ministria e Shëndetësisë merr nga buxheti i shtetit.

Së fundmi, një nënë ka denoncuar kushtet në Pediatrinë e Elbasanit, ku ka shtruar fëmijën e saj të sëmurë. Ajo tregon se mëngjesi i ofruar çdo ditë në pavijon përbëhet vetëm nga një fetë bukë, pak qumësht dhe një fetë djathë. Sipas saj, ky vakt është i pamjaftueshëm për fëmijë të sëmurë që kanë nevojë për ushqim të plotë dhe të balancuar.

Ky rast nuk është i vetmi ngre pikëpyetje mbi cilësinë e shërbimit ushqimor në spitalet publike, në një kohë kur për këtë sektor ofrohen fonde të çmendura. Çdo vit shpenzohen miliarda lekë për përmirësimin e infrastrukturës, furnizimin me medikamente, si dhe shërbime mbështetëse si ushqimi i pacientëve.

Megjithatë, një pjesë e madhe e këtyre tenderave janë në fokus të dyshimeve për korrupsion, duke ngritur pyetje mbi transparencën e këtij sektori dhe menaxhimin e fondeve publike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit