Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e së dielës në autostradën Rrogozhinë–Lushnjë, pranë fshatit Konjat, ku tre automjete janë përplasur mes tyre gjatë një tentative parakalimi.
Si pasojë e përplasjes, dy prej mjeteve kanë pësuar dëmtime të lehta, ndërsa një automjet tip “Skoda” ka përfunduar i ngulur në barrierën anësore të hekurit. Drejtuesi i këtij mjeti ka mbetur i bllokuar brenda automjetit pas aksidentit.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat e policisë dhe zjarrfikëses së Lushnjës, të cilat kanë bërë të mundur nxjerrjen e tij dhe transportimin me urgjencë drejt spitalit të Lushnjës. Sipas informacioneve paraprake, ai ka pësuar disa fraktura, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.