Një 28-vjeçar, David Prendi, është arrestuar nga policia pas një urdhri ndalimi të lëshuar nga SPAK, pasi dyshohet se është përfshirë në një grup kriminal që operonte në fushën e “call center”-ave. Ai akuzohet për mashtrime kompjuterike të kryera në bashkëpunim, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.
Arrestimi i tij lidhet me hetimet për një call center të zbuluar nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) në ambientet e “Atti Tower” në Tiranë, ku dyshohet se zhvilloheshin aktivitete të paligjshme përmes mashtrimeve online ndaj shtetasve të huaj.
Në janar të këtij viti u godit një rrjet call centerash është goditur në Tiranë, pas një operacioni të SPAK në bashkëpunim me autoritetet italiane. David Prendi dyshohet se është një nga derivatet e tre vëllezërve nga Tropoja, Agim, Alfred dhe Arjan Prekaj, të shpallur në kërkim nga SPAK-u si bosët e një prej rrjeteve më të fuqishme të call centerave në Tiranë.
Sipas hetimeve, Prendi dyshohet të jetë i lidhur me një rrjet më të gjerë të këtij aktiviteti kriminal, i cili dyshohet se drejtohej nga persona të shpallur në kërkim nga SPAK. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të skemës dhe rolit të secilit të përfshirë.