Lungomare, ndërtimet e reja pa distancë rrezikojnë shembjen e pallateve ekzistuese

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 19.04.2026, 09:33

Në Lungomare, pranë ish rrugaurës, po ndërtohet një kompleks i ri pallatesh që ka ndezur alarm te banorët. Ata thonë se gërmimet janë afruar në mënyrë shqetësuese shumë pranë pallateve ekzistuese, deri në pikën ku dyshohet se po preken edhe themelet e ndërtesave ku jetojnë prej vitesh.

Problemi kryesor, sipas banorëve, është mungesa e plotë e distancës së sigurisë mes ndërtimeve të reja dhe pallateve ekzistuese. Ata shprehen se kjo i ka vendosur në frikë të vazhdueshme për shembje, dëmtime strukturore dhe rrezik për jetën e tyre, duke e konsideruar situatën të papranueshme për një zonë urbane.

Edhe pse dokumentacioni i punimeve tregon se kantieri është i rrethuar sipas lejes, banorët ngrejnë shqetësimin më të madh, si është e mundur të miratohen projekte që afrohen kaq shumë me pallatet ekzistuese dhe që, sipas tyre, rrezikojnë drejtpërdrejt sigurinë e banesave dhe familjeve të tyre.

"JOQ, përshëndetje! Ju shkruaj me shumë kënaqësi, duke marrë parasysh se ju jeni e vetmja faqe që jeni në mbështetje të shqiptarëve dhe se shumë njerëz kanë filluar t’ju besojnë juve më shumë sesa mediave të tjera. Po ngre shqetësimin si një banor i pallatit, dhe si shumë të tjerë, se në Vlorë po ndodh një gjë shumë e pisët, ku askush nuk po e bën lajm bujë, edhe pse nga momenti në moment rrezikohet jeta e çdo banori me situatën që po ndodh. Si banor i zonës së Lungomares, po shpreh shqetësimin për ndërtimin e një kompleksi pallatesh pranë ish rrugaurës, ku gërmimet janë afruar shumë me pallatet ekzistuese dhe na kanë krijuar frikë për sigurinë e banesave tona. Nuk ka pothuajse asnjë distancë mes ndërtimeve të reja dhe atyre ku jetojmë prej vitesh, dhe kjo na bën të ndihemi të pasigurt çdo ditë. Pavarësisht se kantieri rezulton i rrethuar sipas dokumenteve, shqetësimi ynë mbetet se si janë lejuar këto ndërtime kaq pranë pallateve ekzistuese dhe kush mban përgjegjësi për sigurinë tonë. Ju lutem, bëjeni publike dhe ndoshta merren masa, sepse këtu jemi mësuar që zakonisht shteti reagon vetëm kur ndodh tragjedia, edhe pse vetë shteti mund të ketë dhënë lejen e ndërtimit", shkruan qytetari për JOQ.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit