Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 19.04.2026, 08:57
Publikohen pamjet e arrestimit të tre personave të dyshuar si autorë të vrasjes së shqiptarit Miklovan Dakaj në Spanjë, një ngjarje e rëndë që ka tronditur opinionin publik. Sipas mediave spanjolle, viktima ishte zhdukur më 12 maj 2025, ndërsa trupi i tij u gjet disa muaj më vonë në një rezervuar në zonën e Malagas, i futur në një thes me blloqe çimentoje për të mos u zbuluar.
Hetimet zbuluan se Dakaj ishte lidhur dhe hedhur në ujë për të fshehur gjurmët e krimit, ndërsa identifikimi i tij u bë përmes analizave të ADN-së dhe pamjeve filmike. Autoritetet dyshojnë se vrasja lidhet me një konflikt në kuadër të trafikut ndërkombëtar të drogës, duke e cilësuar ngjarjen si një “larje hesapesh”.
Në pranga kanë rënë dy shtetas shqiptarë, 36 dhe 45 vjeç, si dhe një grua spanjolle 59-vjeçare, e dyshuar se ka ndihmuar autorët. Sipas hetimeve, viktima ishte joshur me premtimin për një marrëveshje biznesi në Malaga, ku më pas u vra dhe trupi i tij u hodh në rezervuar për të fshehur krimin.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR