Një skenë e pazakontë ka tërhequr vëmendjen në rrugët e Tiranës, ku një baba është shfaqur duke mbajtur një parullë me mbishkrimin: “Kërkoj një burrë për vajzën”. I vendosur në një zonë të frekuentuar të qytetit, ai ka ngjallur kureshtje dhe buzëqeshje tek kalimtarët, të cilët nuk kanë ngurruar ta fotografojnë dhe ta shpërndajnë momentin në rrjetet sociale.
Brenda pak orësh, imazhi është bërë viral, duke sjellë reagime të shumta nga përdoruesit, nga ata që e shohin si një gjest humoristik e deri tek ata që e komentojnë si një mënyrë kreative për të tërhequr vëmendje. Pavarësisht interpretimit, e vërteta është se është bërë pak keq të gjesh burrë sot. Kush baba tjetër po kërkon një burrë për vajzën e tij?