“Ky person më vodhi një medaljon floriri, e fshehu poshtë celularit”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 19.04.2026, 01:11

Një rast vjedhjeje është denoncuar nga një qytetar që ka në pronësi një argjendari në zonën e Kamzës.

Sipas tij, një i ri që është paraqitur si klient i ka vjedhur një medaljon floriri, duke e fshehur tinëzisht poshtë telefonit, ndërsa bënte sikur po shikonte produktet.

E gjithë skena është kapur nga kamerat e sigurisë, ku shihet qartë momenti kur ai e vendos medaljonin poshtë telefonit.

Pronari i biznesit i bën thirrje publike personit në fjalë që ta kthejë mbrapsht sendin e marrë, përpara se rasti të ndiqet më tej në rrugë ligjore.

Nëse dikush e njeh personin në video, lutet të kontaktojë për të ndihmuar në identifikimin e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit