Zhduket 36-vjeçari nga Tirana, kërkohet ndihmë për gjetjen e tij

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18.04.2026, 23:43

Një 36-vjeçar është zhdukur prej tre ditësh në Tiranë, duke ngritur shqetësim të madh tek familjarët e tij.

Bëhet fjalë për Elvis Rexhepin, i cili sipas të afërmve është larguar nga banesa mëngjesin e tre ditëve më parë dhe nuk është kthyer më. Telefoni i tij rezulton i fikur, ndërsa nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tij.

Të afërmit bëjnë me dije se Elvisi jeton vetëm me të atin, pasi nëna e tij ka ndërruar jetë disa vite më parë. Sipas tyre, kohët e fundit ai ka qenë i stresuar.

36-vjeçari është parë për herë të fundit në zonën e Brrylit.

Të afërmit janë shumë të shqetësuar dhe kërkojnë ndihmën e qytetarëve. Kushdo që mund të ketë informacion për vendndodhjen e tij, lutet të kontaktojë në numrin: 069 382 2583.

Çdo informacion, sado i vogël, mund të jetë i rëndësishëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit