Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin Milot–Rrëshen, ku një këmbësor ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet.
Viktima, i identifikuar me inicialet N. L., rreth 70-vjeç, nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë në vendngjarje.
Sipas të dhënave paraprake, drejtuesi i mjetit është larguar menjëherë pas aksidentit dhe ende nuk është identifikuar nga autoritetet.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.