E rëndë në Itali: Shqiptari vret ish-bashkëshorten dhe partnerin e saj, më pas i jep fund jetës

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18.04.2026, 18:39

Një ngjarje tragjike ka tronditur zonën e Cossombratos, në provincën e Astit në Itali, ku një shtetas shqiptar dyshohet se ka vrarë ish-bashkëshorten dhe partnerin e saj të ri, përpara se t’i japë fund jetës.

Sipas mediave italiane, autori i dyshuar është Astrit Koni, i cili jetonte prej rreth 20 vitesh në Itali. Viktima është ish-bashkëshortja e tij, Drita Koni, gjithashtu me origjinë shqiptare, si dhe partneri i saj aktual.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se krimi është kryer me një mjet bujqësor, ndërsa trupat e viktimave janë gjetur pranë një zone rurale.

Pas ngjarjes, burri dyshohet se është hedhur nga kalaja e fshatit, ku punonte si kopshtar, duke humbur jetën.

Hetimet janë ende në vijim, ndërsa një nga pistat kryesore lidhet me konfliktet e mundshme personale mes autorit dhe ish-bashkëshortes.

Autoritetet italiane po punojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit