Terror në familje, 37-vjeçari shqiptar qëllon me armë brenda shtëpisë në sy të fëmijëve

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18.04.2026, 18:22

Një 37-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në zonën e Rivolit në Torino, pas një episodi të rëndë të dhunës në familje.

Sipas autoriteteve italiane, ndërhyrja erdhi pas denoncimit të partneres së tij, e cila raportoi se gjatë një konflikti, burri, në gjendje të dehur, e kishte kërcënuar dhe kishte qëlluar me armë brenda banesës.

Policia, sapo mbërriti në vendngjarje, gjeti gruan në gjendje të rënduar psikologjike së bashku me dy fëmijët e mitur, ndërsa 37-vjeçari ishte i acaruar dhe vazhdonte të kërcënonte.

Nga verifikimet paraprake rezulton se gruaja kishte qenë prej kohësh viktimë e dhunës dhe presioneve të vazhdueshme, të përkeqësuara nga abuzimi i autorit me alkoolin.

Gjatë kontrollit në banesë, policia sekuestroi një pistoletë tip “P4 Bruni” (scacciacani) me 11 fishekë manovër, e cila ishte fshehur mbi një dollap në dhomën e gjumit.

37-vjeçari u arrestua për dhunë në familje dhe u dërgua në burgun “Lorusso-Cotugno”, ndërsa hetimet janë ende në vijim. Sipas ligjit, ai konsiderohet i pafajshëm deri në një vendim përfundimtar të gjykatës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit