Mafia shqiptare i dirigjonte nga burgu për shitjen e drogës, arrestohen dy të rinjtë në Greqi

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 18.04.2026, 18:06

Policia greke ka vënë në pranga dy të rinj pasditen e 14 prillit në zonën e Agios Panteleimonas në Athinë, të dyshuar për lidhje me një grup kriminal me origjinë shqiptare.

Në pranga ranë një 22-vjeçar i huaj dhe një 19-vjeçar grek, të cilët, sipas hetimeve, vepronin nën urdhrat e një personazhi të njohur të botës së krimit shqiptar, aktualisht i burgosur në Malandrino. Dyshimet çojnë te Eno Alexandros Mata, i cili rezulton i implikuar edhe në vrasjen e avokatit Michalis Zafeiropoulos në tetor 2017.

Të rinjtë u ndaluan gjatë një patrullimi rutinë nga njësia DI.AS., pasi u konsideruan të dyshimtë. Gjatë kontrollit, policia u gjeti 61 doza kanabisi me peshë totale 89 gramë, të ndara dhe gati për shitje, si dhe 520 euro që dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti i paligjshëm.

Kontrollet vijuan edhe në banesën e 22-vjeçarit, ku u sekuestruan 92 gramë kanabis, dy peshore elektronike, një sasi e konsiderueshme qesesh najloni për paketim, si dhe një grusht hekuri dhe një thikë palosëse.

Ndërkohë, i njëjti emër, Eno Mata, përmendet edhe në një tjetër çështje të rëndë kriminale, këtë herë për zhvatje në Selanik, duke thelluar hijen e dyshimeve mbi aktivitetin e tij edhe nga burgu.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit