Ndërron jetë papritur një grua në Mitrovicë, u alivanos në dhomë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.04.2026, 17:41

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mitrovicën e Jugut, ku një grua ka humbur jetën në rrethana të papritura brenda banesës së saj.

Ngjarja ka ndodhur më 17 prill rreth orës 20:00 në rrugën “Aziz Abrashi”.

Ngjarja ka ndodhur pasi viktima Samire Miftiu, rreth 48-vjeçare, derisa ishte në dhomë me bashkëshortin e saj, është alivanosur papritur.

Siç mëson, bashkëshorti i saj, H. M., rreth 52-vjeçar, ka kërkuar menjëherë ndihmë nga Emergjenca.

Autoambulanca e ka transportuar viktimën në spital, por mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e saj.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, ndërsa në konsultim me prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit