Sa mund të dënohet Naim Murseli për vrasjen e Liridonës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.04.2026, 17:28

Dje është mbajtur seanca gjyqësore në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. Ndërkaq, të martën, më 21 prill, do të shpallet aktgjykimi ndaj tre të akuzuarve: Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla.

Sipas avokatit të Murselit, Shemsedin Piraj, për veprën penale për të cilën klienti i tij akuzohet nga prokuroria, ligji parasheh dënim prej 10 vjet burgim deri në burgim të përjetshëm, shkruan Insajderi.

Edhe prokurorja Javorka Prelinçeviq i ka kërkuar trupit gjykues, të përbërë nga gjyqtarët Fatime Dermaku, Gent Beka dhe Alban Ajvazi, që të tre të akuzuarit të dënohen me burgim të përjetshëm.

Të njëjtën kërkesë e patën edhe vëllai i të ndjerës, Leonard Ademaj, dhe avokati i tyre, Leotrim Syla.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit