Vuçiq akuzon Kosovën dhe BE-në për mashtrim

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.04.2026, 17:23

Presidenti i Serbisë, Aleksnader Vucic, në një intervistë, ka folur për Marrëveshjen e vitit 2013 të nënshkruar në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë nën ndërmjetësimin e BE-së.

Vucic pretendon se Serbia e “ka zbatuar” marrëveshjen në mirëbesim, derisa sipas tij, Kosova dhe BE kanë “gënjyer dhe mashtruar për gjithçka”.

“Edhe shqiptarët nga Kosova dhe udhëheqësit e tyre, por edhe më shumë nënshkruesi i tretë, BE-ja”, ka thënë Vucic.

Kreu i shtetit serb ka përmendur Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe si një pikë që Republika e Kosovës duhet ta zbatojë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit