Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 18.04.2026, 17:16
Një video e mbërritur në redaksinë tonë nga Shkodër ka sjellë një moment sa të çuditshëm, aq edhe disi “filmik” për sytë e atyre që e kanë parë.
Në pamje shihet një zotëri, i cili për arsye ende të paqarta, duket se është nxehur më shumë seç duhet dhe ka vendosur të shprehë nervat në mënyrën më… kreative të mundshme, duke “fluturuar” tavolina dhe karrige të një lokali drejt rrugës. Një skenë që më shumë të kujton një film aksioni sesa përditshmërinë e një qyteti të qetë.
Megjithatë, përtej momentit të tensionit, fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa situata duket se është qetësuar më pas. Ngjarje të tilla mbeten më shumë si episode të izoluara që të bëjnë të pyesësh: çfarë e ka nxehur kaq shumë shkodranin?
Në fund të ditës, mbetet për t’u shpresuar që herën tjetër energjia të shkarkohet ndryshe, ndoshta me një kafe më shumë dhe jo me tavolina në ajër.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR