Pezullohet përkohësisht peshkimi i krapit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.04.2026, 17:13

Federata e Peshkatarëve ka njoftuar për pezullimin e përkohshëm të peshkimit të llojit të peshkut “krap” në të gjitha liqenet dhe lumenjtë e Republikës së Kosovës.

Vendimi ka hyrë në fuqi më 15 prill dhe do të zgjasë deri më 31 maj

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kësaj periudhe do të lejohet vetëm peshkimi në formën “Peshko dhe Lësho” (Catch & Release), duke ndaluar mbajtjen e peshkut në rrjeta apo forma të tjera për ruajtje.

Federata ka bërë të ditur se të gjitha shoqatat e peshkatarëve sportivë dhe rekreativë, që janë pjesë e saj, janë të obliguara ta zbatojnë këtë vendim.

Në të kundërtën, ndaj shkelësve do të ndërmerren masa disiplinore dhe administrative në përputhje me rregulloret në fuqi.

Po ashtu, për zbatimin e këtij vendimi janë njoftuar edhe rojet federative, të cilat do të monitorojnë terrenin gjatë gjithë periudhës së pezullimit.

Ky vendim pritet të ndikojë në mbrojtjen dhe rigjenerimin e popullatës së krapit gjatë sezonit të shumimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit