Rivarroset në Prekaz të Epërm, Sinan Dauti i zhdukur gjatë luftës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.04.2026, 16:47

Sot në Prekaz të Epërm, në varrezat e lagjes Bregaj, është organizuar ceremonia e rivarrimit të Sinan Dautit, i zhdukur gjatë luftës.

Sinan Dauti me 12 prill 1999 ishte plagosur rëndë nga forcat serbe dhe dy ditë më pas ndërroi jetë në Mitrovicë, si pasojë e plagëve.

Gjatë këtyre viteve familja nuk kishte asnjë informacion për fatin dhe vendndodhjen e tij.

Në rivarrimin e tij po marrin pjesë familjarë, ministra, u.d, presidentja Albulena Haxhiu e përfaqësues komunal.

Ceremonia e rivarrimit u organizua sipas kërkesës së familjes, me përkrahje të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Komunës së Skenderajt.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit