Kanali i prishur në Manëz po dëmton fermerët, Emirjana “në autobus”

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 18.04.2026, 16:19

Një fermer nga zona e Manzës, në bashkinë e Durrësit, ka ngritur një shqetësim serioz që prej kohësh endet zyrë më zyrë pa marrë asnjë zgjidhje konkrete, duke nxjerrë në pah një tjetër rast të neglizhencës institucionale.

Sipas tij, kanali që lidh tre liqenet është dëmtuar, duke paralizuar praktikisht aktivitetin bujqësor dhe blegtoral në zonë. Si të mos mjaftonte kjo, mungesa e një rruge funksionale e bën kalimin thuajse të pamundur, madje edhe në këmbë, ndërsa përdorimi i mjeteve është i përjashtuar. Një situatë absurde, ku infrastruktura bazë mungon dhe askush nuk mban përgjegjësi.

Edhe pse fermeri ka trokitur në dyert e njësisë administrative dhe të bashkisë, përfshirë edhe kryetaren Emiriana Sako, reagimi ka qenë inekzistent. Në vend të zgjidhjeve konkrete, qytetarët përballen me heshtje dhe shpërfillje, ndërsa problemet thellohen çdo ditë. Duket se Emiriana vazhdon 'shëtitjen me autobus' dhe nuk i intereson për hallet e qytetarëve.

Ky rast nuk është thjesht një ankesë individuale, por një pasqyrë e qartë e një realiteti ku bujqësia dhe blegtoria lihen në harresë, ndërsa institucionet dështojnë të kryejnë funksionin e tyre bazë. Fermeri kërkon ndërhyrje të menjëhershme, pasi çdo ditë që kalon në këtë gjendje përkthehet në humbje reale dhe rrezik për mbijetesën e familjeve që varen nga toka.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit