Sali Berisha: Uragani i djeshëm i kalli datën Edi Ramës!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 18.04.2026, 14:25

Mbrëmë u mbajt protesta e radhës e opozitës me fjalime të lodhshme dhe incidente të shoqëruara me molotovë, teksa një pjesë e deputetëve demokratë përfunduan në spital si pasojë e forcës së përdorur nga policia e drejtuar nga Skënder Hita. Edhe pse një protestë që nuk duket se e frikësoi kryeministrin, Sali Berisha sot gjatë një deklarate publike e cilësoi tubimin si një “uragan” që, sipas tij, i ka “kallur datën” Edi Ramës.

Para së gjithash dëshiroj të përshëndes ata dhjetëra mijëra qytetare e qytetarë, opozitare e opozitarë, që dje me uraganin e fuqishëm në kryengritjen tonë paqësore i kallën datën dhe tmerrin narkoregjimit të Edi Ramës."- tha Berisha

Në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha ka dënuar dhunën që është ushtruar ndaj protestuesve dhe deputetëve të opozitës, duke akuzuar forcat e rendit për përdorim të tepruar force dhe trajtim çnjerëzor gjatë ndërhyrjes në tubim dhe shoqërimeve në komisariate. Sipas tij, veprimet e policisë kanë qenë të qëllimshme për të përshkallëzuar situatën dhe për të goditur protestuesit paqësorë.

Berisha u shpreh gjithashtu se pjesëmarrja masive në protestë përbën një sinjal të fortë politik kundër qeverisë, duke përshëndetur dhjetëra mijëra qytetarë që, sipas tij, morën pjesë në “kryengritjen paqësore” kundër asaj që ai e quan “narkoregjimi i Edi Ramës”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit