Të miturit me autizëm i vjedhin xhupin në autobus, nëna lutet që t’ia kthejnë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.04.2026, 13:20

Një nënë i është drejtuar redaksisë tonë për të kërkuar ndihmë pas një incidenti të ndodhur në Tiranë më datë 11 prill.

Ajo ka treguar se djali i saj 12-vjeçar, i cili është me spektrin e autizmit ka humbur xhupin në autobusin e linjës Yzberisht–Astir.

Sipas saj, djali ka harruar xhupin termik në autobus dhe sapo e kanë kuptuar, janë kthyer menjëherë për ta marrë, por ai nuk ndodhej më aty.

Ajo thotë se në autobus ishin disa gra, të cilat deklaruan se nuk kishin marrë asgjë por një grua rreth të 60-ave, e cila ishte ulur në vendin e tyre mbetet e dyshuara kryesore pasi ajo thotë se u largua menjëherë sapo u përmend xhupi, duke zbritur nga autobusi dhe duke humbur gjurmët.

Nëna thekson se, përtej vlerës materiale, kjo humbje është shumë e rëndë për djalin, i cili ka lidhje të fortë emocionale me sendet e tij personale dhe po e përjeton mungesën e xhupit me ankth të madh.

Ky rast është denoncuar në polici prandaj personi që e ka marrë do të bënte mirë ta kthente xhupin te djali sa më parë të jetë e mundur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit