Gjendet kokainë në burgun e Peqinit! Transferohen dy të burgosur të përjetshëm

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 18.04.2026, 12:19

Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve (DAP) kanë zhvilluar një operacion të befasishëm në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, në orët e para të mëngjesit të së shtunës. Kontrollet janë shtrirë në të gjitha ambientet e institucionit, përfshirë qelitë e të dënuarve, në kuadër të një aksioni të gjerë të sigurisë së brendshme.

Gjatë kontrollit, sipas burimeve operative, në disa prej qelive janë konstatuar dhe sekuestruar doza të dyshuara kokaine. Po ashtu, në kuadër të veprimeve administrative dhe të sigurisë, janë kryer edhe transferime të dy të dënuarve me burgim të përjetshëm, identiteti i të cilëve nuk është bërë publik.

Operacioni është zhvilluar me një numër të shtuar forcash dhe mjetesh speciale, nën urdhër të drejtorit të përgjithshëm të burgjeve. Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi motivet e ndërhyrjes apo mbi rezultatet përfundimtare të kontrolleve të kryera në institucion.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit