17-vjeçari shkon për të vjedhur në ‘strofullën’ e prostitucionit, punëtorja e plagos me thikë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.04.2026, 12:00

Një 17-vjeçar ka përfunduar në spital për ndihmë mjekësore, pasi është plagosur me thikë nga një 24-vjeçare.

Sipas policisë së Tiranës, i mituri kishte hyrë në një banesë që përdorej për prostitucion, ku ndodhej edhe 24-vjeçarja. Në momentin që ai ka tentuar ta vjedhë me dhunë, punonjësja 24-vjeçare ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur.

Në vijim të veprimeve, policia arrestoi si 24-vjeçaren, ashtu edhe 17-vjeçarin, ndërsa nisi procedim penal në gjendje të lirë për një 30-vjeçar.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrollit në banesë u gjet edhe një sasi kokaine, që dyshohet se i përkiste 30-vjeçarit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit