Luçiano Boçi qan me lot për djegien e apartamenteve të qytetarëve tek Arlis

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 17.04.2026, 21:37

Nga Ministria e së Vërtetës.

Në një shfaqje të rrallë të humanizmit që ka lënë pa fjalë edhe murgjit budistë, një deputet i opozitës është parë sot të shpërthejë në lot të paimagjinueshëm, duke dëshmuar se zemra e tij rreh vetëm për pronën e qytetarit.

Ndërsa policia hodhi gaz lotsjellës, i cili mendohej se ishte shkaku i lotëve, burime konfidenciale pranë syve të deputetit konfirmuan se irritimi nuk erdhi nga përbërësit kimikë, por nga kujtimi i hidhur i fasadave të djegura te kompleksi "Arlis".

"Nuk është gazi, ju betohem!" u shpreh ai mes ngashërimit, ndërsa fshinte sytë me një shami që mbante aromë 'revolucion'. "Sapo mbylla sytë dhe pashë një tullë të nxirë te Arlis-i. Më theri në shpirt! Si mund të jetojmë në një botë ku betoni vuan?"

Sipas dëshmitarëve, sa herë që dikush përmendte fjalën "leje ndërtimi" ose "asbest", deputeti pësonte një krizë të re lotësh, duke i detyruar kolegët t'i hidhnin ujë me kripë për t'i kujtuar se jeta vazhdon edhe pa ballkone të veshura me polistiren.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit