Të shtëna me armë në një lokal te Oxhaku, plagoset 45-vjeçari në Tiranë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 17.04.2026, 19:42

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën “Imer Ndregjoni”, në zonën e njohur si “Oxhaku”.

Sipas informacionit zyrtar nga Policia e Shtetit, rreth orës 19:10, shtetasi me iniciale I. D., rreth 45 vjeç, është qëlluar me armë zjarri ndërsa ndodhej në ambientet e një lokali. I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli. Grupi hetimor po punon në vendngjarje për të mbledhur prova, për të këqyrur kamerat e sigurisë dhe për të sqaruar rrethanat e plota të rastit me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit