Rrezik në Librazhd: qytetarja denoncon hedhjen e gurëve në rrugë nga punimet

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 17.04.2026, 17:38

Një qytetare i është drejtuar redaksisë sonë duke ngritur alarmin për mungesën e sigurisë në aksin ElbasanLibrazhd, një nga segmentet më të frekuentuara në lindje të vendit.

Sipas saj, por edhe bazuar në pamjet filmike të dërguara, një eskavator që po kryen punime në një kodër pranë rrugës, hedh vazhdimisht dhe, por edhe gurë drejt aksit ku qarkullojnë automjetet. Kjo situatë krijon një rrezik të drejtpërdrejtë për drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët, pasi çdo moment mund të ndodhë një incident i rëndë.

Qytetarja apelon për ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet përgjegjëse, duke theksuar se nëse nuk merren masa urgjente për sigurimin e kantierit dhe ndalimin e rënies së materialeve në rrugë, rreziku për një aksident me pasoja të rënda është real dhe i pashmangshëm.

Rasti ngre edhe një herë pikëpyetje mbi standardet e sigurisë në punimet pranë akseve rrugore dhe mungesën e kontrollit ndaj subjekteve që operojnë në zona të tilla, ku çdo neglizhencë mund të kthehet në kërcënim për jetën e qytetarëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit