Rëndohet bilanci i aksidentit në Rrëshen! Dy të vdekur dhe 5 të plagosur

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.04.2026, 16:56

Rëndohet bilanci i aksidentit të rëndë të ndodhur ditën e sotme në Rrugën e Kombit, në segmentin Rrëshen–Milot.

Mësohet se një automjet i drejtuar nga shtetasi Nikoll Prenga, 61 vjeç, është përplasur me një tjetër mjet, në timonin e të cilit ndodhej shtetasi D. P., 30 vjeç. Përplasja ka rezultuar fatale, duke sjellë humbjen e jetës së dy personave.

Si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë drejtuesi i njërit prej automjeteve, Nikoll Prenga, si dhe Franush Palaj, rreth 57 vjeç, babai i drejtuesit të automjetit tjetër.

Ndërkohë, janë plagosur drejtuesi i mjetit tjetër, shtetasi D. P., si dhe katër pasagjerë. Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit