Aksident në Gjirokastër, shoferi i dehur i bashkisë përplas me kamionçinë 7 makina

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.04.2026, 16:25

Një aksident rrugor është regjistruar në zonën e quajtur Folesha, në Gjirokastër.

Një mjet i bashkisë, i angazhuar në transportin e rërës për punime në rrugë humbur kontrollin dhe ka përplasur 6 automjete të parkuara përgjatë rrugës. Më pas, mjeti ka goditur edhe një automjet tip “Benz” që po hynte në kthesë në ato momente. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale dhe dy persona kanë mbetur të plagosur, por jashtë rrezikut për jetën.

Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të menaxhuar situatën dhe për të nisur hetimet.

Ndërkohë, nga burime policore mësohet se drejtuesi i kamionit të komunales dyshohet se ishte në gjendje të dehur në momentin e aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit